
1.Lejoje fëmijën të bëjë zgjedhje mbi trupin e vet
Lejoje fëmijën të vendosë nëse do apo jo të përqafojë dikë. Mos e detyro dhe mos e bëj të ndihet në faj nëse nuk e ndjen në atë moment. Mesazhi që i dërgon fëmijës kur e lejon të bëjë zgjedhje tani mbi trupin e tij, mund të ketë një ndikim të madh mbi mënyrën si ndihet rreth të drejtave të tij dhe mundësisë për të thënë jo në të ardhmen.
2.Trego mirësjellje kur ndërvepron me fëmijët
Lejoje fëmijën të vendosë nëse do apo jo të përqafojë dikë. Mos e detyro dhe mos e bëj të ndihet në faj nëse nuk e ndjen në atë moment. Mesazhi që i dërgon fëmijës kur e lejon të bëjë zgjedhje tani mbi trupin e tij, mund të ketë një ndikim të madh mbi mënyrën si ndihet rreth të drejtave të tij dhe mundësisë për të thënë jo në të ardhmen.
3.Reago ndaj gabimeve me hijeshi
Kjo do të thotë të mos qeshësh kur fëmija bën një gabim, kur bie, kur vesh pantallonat mbrapsht apo kur i ngec krehëri ndër flokë. Mund të jetë qesharake për ty, por për një fëmijë mund të jetë ofenduese kur të tjerët qeshin për një gabim që ai bën.
4.Dëgjo
Lejoje fëmijën të shprehet edhe nëse i duhet pak kohë për të mbaruar gjithë ç’ka për të thënë. Ki durim dhe shihe në sy. Mbaje veten të mos e ndërpresësh apo t’i plotësosh fjalitë. Kur i tregon fëmijës se ato që thotë kanë rëndësi, i tregon të përdorë zërin e saj në çdo lloj situate.
5.Trego besim te fëmija duke e lejuar t’i bëjë gjërat vetë
Në vend që të bëni gjëra për fëmijën tuaj apo të ndërhyni duke i ndihmuar, fillimisht supozoni se mund ta bëjë vetë. Lejoje fëmijën ta mbushë vetë gotën me qumësht, të pastrohet vetë, të vishet vetë. Kjo e fuqizon, i nxit vetbesimin dhe i rrit aftësinë për ta bërë atë detyrë të caktuar; në fund të fundit mësohet duke praktikuar.

