Rreth meje
mother.al by Gloria 💜
Oh, mirëserdhe!
Unë jam Gloria, një vajzë e rritur në një qytet të vogël të Shqipërisë dhe aktualisht jetoj me familjen time në Athinë.
Fëmijëria ime ka qenë e thjeshtë, por e mbushur me kujtime të bukura, lojëra dhe shumë libra.
Në moshën 15 vjeçare nisa eksperiencën time si vullnetare pranë Qendrës Rinore të mbështetur nga Save the Children. Aty trajnoja bashkëmoshatarët e mi mbi tema të ndryshme si psh leadership, të folurit në publik, të drejtat e fëmijëve, qytetaria aktive, marrëdhëniet seksuale të mbrojtura, kujdesi ndaj mjedisit etj
Në vitet e universitetit kam punuar si kordinatore projektesh pranë organizatave të ndryshme jofitimprurëse, ku kam trajnuar prindër, mësues e të rinj.
- Në vitin 2018 lindi Viktoria, bebushja ime e cila më mësoi se çfarë është lodhja e vërtetë, po mbi të gjitha më mësoi dashurinë, atë të madhen fare, që nuk e dija që zemra ime mund ta ndjente.
Nga leximet e mia unë e dija shumë mirë që të rrisësh një një fëmijë të shëndetshëm, është shumë më shumë se kaq. Përvojat e fëmijëve në tre vitet e para të jetës ndikojnë në mënyrën se si ata zhvillohen, mësojnë dhe bashkëveprojnë me botën e tyre.
Por për fat të keq nuk gjeja shpesh informacione në gjuhën shqipe që të më ndihmonin në rrugëtimin tim. Dhe prandaj vendosa të hap këtë blog me qëllimin që të gjitha prindërit të mund të informohen mbi edukimin e fëmijës e mbi të gjitha ta shijojnë këtë eksperiencë fantastike. Shkruaj postime dhe artikuj duke marrë për bazë hulumtimet shkencore mbi zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve.
Në 2020, u trajnova për të ndihmuar nënat në heqjen e pelenës.
Heqja e pelenës është një proces që kërkon durim, po me teknikat e duhura mund të kthehet në një eksperiencë pozitive dhe une jam e lumtur që kam ndihmuar më shumë se 100 mama në këtë moment delikat për gjithë familjen.
Një fëmijë i lumtur bën të lumtur edhe prindin, po une besoj fort që është shumë e vërtetë edhe e anasjellta.
Le ta nisim bashkë gradualisht rrugëtimin e edukimit duke qënë pjesë pozitive e jetës së fëmijës, duke i dhënë atyre vëmendjen dhe sigurinë që meritojnë e duke bërtitur gjithmonë e më pak.
Heqja e pelenes nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë.
Zgjidh programin e personalizuar per femijen tend.